Ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës këshilltarët kanë vendosur shtyrjen e afateve deri më 22 maj për aplikim për kreditë e buta, për shkak të problemeve të sistemit digjital e-Albania.
Lidhur me këtë çështje drejtori i përgjithshëm i shërbimit social, Dritan Dango, ka folur rreth procedurave të kësaj nisme.
Fjala e Dangot
Për shkak të klikimeve të shumta dhe për shkak të një fluksi aplikacioni pësoi një crash dhe njerëzit nuk patën dot mundësi që të aplikonin. Duke parë ankesat e shumta që kishim në Bashkinë e Tiranës vendosëm që data 19 maj që ishte afati i fundit për aplikime të shtyhet me katër ditë.
Presim që ky numër të rritet akoma më shumë, ndoshta mund të arrijë deri në 3000 aplikime për fazën e parë sepse më pas kalon në fazën e dytë ku dorëzohet dokumentacioni dhe bëhet përzgjedhja e fituesve.
Nëse një çift ka të ardhura të barabarta me një vajzë ose grua të cilës I është ndarë nga jeta bashkëshorti dhe ka dy fëmijë, probabiliteti dhe pikëzimin më të madh, pavarësisht se kanë të ardhura të barabarta, probabilitetin më të madh e ka gruaja me fëmijë.









