Presidenti polak, Andrzej Duda, dhe presidentët e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë janë rrugës për në Kiev.
Ata do të takohen me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky-n.
Lajmi u bë i ditur nga një këshilltar i liderit polak.
“Vendet tona po tregojnë mbështetje për Ukrainën dhe Presidentin Zelensky-n në këtë mënyrë”, postoi në Twitter Jakub Kumoch, këshilltari.
Ata do të takohen me Zelensky gjatë vizitës së tyre për të “treguar mbështetje të fortë për popullin ukrainas”.
Temat kryesore që do të diskutohen në takim do të jenë ofrimi i ndihmës për civilët dhe mbrojtësit ukrainas dhe hetimi i krimeve të dyshuara të luftës.
Kjo sipas zyrës presidenciale të Estonisë.