Aktorja e njohur shqiptare dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Monika Lubonja feston ditëlindjen.Monika duket në formë të shkëlqyer në 54-vjetorin e saj, gjatë të cilit ka marrë shumë urime nga miqtë dhe fansat.
Një urim i veçantë është ai i këngëtares Fifi në Instastory, ku krahas urimit ka publikuar një video me momentet më të veçanta të dy artisteve gjatë ditëve të qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP”.
Një tjetër urim i veçantë nga ish-konkurrentët e “Big Brother Vip” është ai i Beatrixit, përmes të cilit këngëtarja tregon dashurinë që ka për Monikën.