-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullimi i tarifave të energjisë në Kosovë, ZRRE do ankimojë vendimin e gjykatës

Kryesoret

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) thotë se do të ankimojë në Gjykatën e Apelit pas vendimin e Gjykatës Themelore rreth pezullimit të përkohshëm të tarifave të reja të energjisë për të cilën ishte vendosur në fillim të muajit shkurt.

ZRRE-ja thekson se ende nuk e kanë marrë aktvendimin, duke shtuar se pa shqyrtimin e Gjykatës së Apelit ky vendim nuk bëhet i formës së prerë.

“ZRRE-ja, mbështetur në dispozitat ligjore të nenit 23 paragrafi 2 Nenin 49 pararagrafi 1 dhe 2 lidhur me Nenin 63 të LKA-së, lidhur me Nenin 176 të Ligjit 03/L-006 për Procedurën Kontestimore do të parashtrojë ankesë brenda afatit ligjor pranë Gjykatës së Apelit. Për informimin tuaj sipas Nenit 176 paragrafi 2 të LPK-së, definohet se: ankimi i bërë brenda afatit të përcaktuar me ligj pengon që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë në pjesën e goditur me ankim”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për Telegrafin.

“Përderisa kjo çështje pas ankesës së ZRRE-së, do të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit, aktvendimi i shkallës së parë nuk bëhet i formës së prerë dhe praktikisht nuk është i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm. Kjo është e definuar me Nenin 66 të Ligjit për Konfliktet Administrative ku përcaktohet se: Vendimet e gjykatës mund të ekzekutohet atëherë kur bëhen të plotfuqishme dhe të ekzekutueshme”, thekson ZRRE-ja.

Gjykata Themelore në Prishtinë ne fund të javës së kaluar pati vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit