-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkup, kapet i dyshuari për vrasjen e hendbollistit kroat

Kryesoret

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se në orët e para të mëngjesit, respektivisht rreth orës 02:00 pas mesnatës është arrestuar A.Gj, (28), i dyshuari i parë për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot.

Ai po kërkohej me fletëarrest, ndërkaq tani është transferuar në burgun e Shutkës në paraburgim.

“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve intensive për gjetjen dhe kapjen e tij, rreth orës 01.20, personi iu është dorëzuar efektivëve të Policisë së Grupit Operativ të Kërkimit në zonën e lagjes Aerodrom”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Hendbollisti 27-vjeçar kroat, i cili ishte pjesë e klubit Butel nga Shkupi, u rrah para disa ditësh në diskotekën “Privilege”. Vdekja e tij u konsiderua misterioze për shkak të mungesës së informatave rreth ngjarjes.

Fillimisht u spekulua se ai ishte rrahur për vdekje, e më pas u njoftua se ai vdiq nga ataku kardiak, por mjekët ligjorë i zgjidhën dilemat që u hodhën në publik. Tot u godit në kokë dhe një plagë që mori në tru i shkaktoi vdekjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit