-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sistemi raketor i Serbisë, a rrezikohet Kosova?

Kryesoret

Kërkohet angazhim më i madh i institucioneve në Kosovë, ndërsa konsiderohen shqetësuese veprimet e Serbisë, që si në ajër e në tokë, nuk i mungojnë investimet.

Serbia ka shtuar kapacitetet ushtarake këtë fundjavë, duke u pajisur me sistem raketor nga Kina.

Sisteme të tilla me rreze të lartë të veprimit, shfrytëzohen nga ushtria amerikane të njohura si Patriot, ndërsa në Rusi identifikohen me S-300.

Por, Kosova nuk rrezikohet nga një sistem i tillë, pasi vendi nuk ka aviacion luftarak. Veç këtij sistemi, është raportuar edhe për interesimin e Serbisë që të blejë dronë.

Pikërisht interesimi për shtimin e kapaciteteve ushtarake, po shihet si një sinjal për mobilizim të institucioneve.

Të gjitha këto veprime të Serbisë, po shihen si lojë e rrezikshme, por jo vetëm në drejtim të Kosovës.

Se janë duke e marrë me seriozitet këtë çështje, e tha edhe kryeministri Albin Kurti gjatë së mërkurës, mirëpo u shpreh se nuk ka vend për frikë.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë sistem si mbrojtës, duke thënë se Serbia ka bërë hapa. Ka bërë hapa inkurajues në OKB. Dhe Ballkani deri më tani është bashkë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit