-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi: Kush harxhon mbi 700 kw/h paguan më shumë

Kryesoret

Kush harxhon më shumë, paguan më shumë. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi sot se ka gati studimin për ta kthyer në projektligj dhe më pas për ta miratuar draftin që kush harxhon mbi fashën 700 kilovat energji elektrike do ta paguajë me çmimin e tregut pa subvencionim nga shteti.

“Ne po studiojmë sesa kilovat i duhen një familje për konsum normal të energjisë, familje të mëdha dhe të vogla. Për të pasur të gjitha funksionet e një familje. Duke pasur një analizë të mirëfilltë, cdo kilovat mbi këtë nuk do të subvencionohet nga qeveria.

Të gjitha analizat na çojnë te fshat 700 kilovat. Rreth 700 konsiderohet një konsum normal i një familje. Mbi këtë fashë do të paguhet me çmim më të lartë. Por nuk është vendosur.

Nuk ka nevojë të ndriçohen kopshtet, etj, por kjo është personale dhe ne na është dashur t’i futemi kësaj analize për të subvencionuar aq energji sa është e nevojshme. Kush ka nevojë të harxhojë më shumë të paguajë më shumë” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit