-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vulin: As e njohëm Kosovën e as nuk do e njohim

Kryesoret

Pavarësisht zhvillimeve të fundit, Serbia vazhdon me qëndrim të njëjtë në drejtim të Kosovës, por edhe të Rusisë.

Kjo është konfirmuar së fundi edhe nga ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin.

Vulin deklaroi se edhe pas marrëveshjes së Brukselit në vitin 2012, ata asnjëherë nuk e njohën shtetin e Kosovës.

“Edhe pas marrëveshjes së Brukselit në vitin 2012, ata çdo ditë thonin se do ta njohim Kosovën, por Aleksandar Vuçiç nuk e bëri këtë dhe nuk do ta bëjë. E njëjta vlen edhe sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë”, deklaroi ai.

Vulin bëri të ditur se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, sot në ora 11:00 do të deklarohet në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket Kosovës dhe Rusisë.

Serbia vazhdon të jetë nga vendet e vetme që nuk ka sanksionuar Rusinë, pavarësisht agresionit të vazhdueshëm ndaj Ukrainës.

Madje së fundi ministrja e Jashtme e Gjermanisë tha se Serbia duhet të ketë parasysh këtë çështje, në rast se do t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit