-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

12.4% e shtetasve të Maqedonisë së Veriut janë në diasporë

Kryesoret

Ministri pa portofol i diasporës, Xhemail Çupi, duke  folur për diasporën dhe regjistrimin e saj, tha se në bazë të statistikave zyrtare, 12.4 për qind e totalit të shtetasve të Maqedonisë së Veriut, jetojnë e punojnë jashtë vendit.

“Por, në anën tjetër e dimë dhe jemi të sigurt se jo e tërë diaspora është e regjistruar.  Madje, me përgjegjësinë më të madhe mund të them se kjo është gjysma e diasporës. Kemi dy periudha, është periudha e parë ku kishte një të themi entuziazëm, ku ishin të involvuar të gjitha palët për regjistrimin e diasporës, në anën tjetër mund të themi se periudha e demoralizimit ishte pas atij vendimi të famshëm që të shtyhet procesi i regjistrimit brenda territorit të Maqedonisë”, tha ministri Xhemail Çupi.

Ai tha se me këtë vendim nuk diskutohej për regjistrimin e diasporës.

“E dyta ne kemi një diasporë të jashtëzakonshme në SHBA, e kemi një diasporë të madhe në Australi, Kanada… Regjistrimi në këto vende nuk ishte me intensitet të lartë siç ishte në Evropë. Në Evropë normal jemi shumë më afër, lidhja është më e drejtpërdrejt, ndërsa në SHBA përballemi me disa situata them këtë sepse isha në vizitë. Atje ka shumë njerëz prej qytetarëve tanë që janë pa dokumentacione”, u shpreh Xhemail Çupi, duke shtuar se një pjesë e diasporës maqedonase e kanë bojkotuar regjistrimin. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit