Një shqiptar në në Itali në provincën e Varese ka goditur policin dhe më pas është arratisur.
I riu është pikasur nga agjentët e antidrogës të veshur si civilë teksa lëvizte me një Opel Meriva, ata e kanë ndaluar atë. Në atë moment 20 vjeçar e ka kuptuar se ata janë efektivë të policisë italiane dhe ka ndezur sërish makinën e tij duke goditur me mjetin e tij edhe njërin prej tyre.
Në atë moment operacioni i antidrogës vazhdoi me një depërtim në një shtëpi ku agjentët besonin se mund të gjenin drogë. Dyshimet konfirmohen nga prania e një 34-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua për mbajtje për qëllime trafiku droge. Ai kishte me vete një kile kokainë, tre kilogramë marijuanë dhe 6 kilogramë acid borik, një substancë që përdoret për prerjen e drogës.