Vëllai i komedianit Chris Rock, Kenny Rock, ka kërkuar që të përballet me Will Smith në një ndeshje boksi pas shuplakës që i dha vëllait gjatë ceremonisë në ‘Oscar’ muajin e kaluar.
Rock sapo ka nënshkruar një marrëveshje me themeluesin e Celebrity Boxing Damon Feldman dhe deklaroi për ‘TMZ’ se ka një kundërshtar në mendje. “Unë duhet të futem në ring me Will Smith. Unë mund ta rrëzoj atë!”
Javën e kaluar, vëllai tjetër i aktorit, Tony Rock, tha se do të “godiste” Smith nëse ata takoheshin ndonjëherë ballë për ballë.
Ai i bëri thirrje akademisë që të hiqte Oscarin që Smith fitoi menjëherë pasi sulmoi Rock. Ndërsa akademia nuk e anuloi çmimin, ata njoftuan të premten e kaluar se do ta ndalonin aktorin të ishte pjesë e Oscar-it për 10 vjet.
Kenny tha se: “Ne duhet të shohim nëse ai do të marrë dënimin 10-vjeçar”, tha ai për TMZ. “Pas tre vjetësh, ata mund të mendojnë se ne do ta harrojmë dhe më pas do ta bëjnë prapë pjesë të saj.”