Gjykata e Apelit ka lënë në burg shtetasin Endrit Jolldashin pasi i vuri zjarrin automjetit të drejtorit të UKT-së.
Ky i fundit u ndalua nga komisaritati nr.1 me tre akuza kundër tij, konkretisht për prodhimin, blerjen dhe shitjen e armëve pa leje.
Pasi i hodhi shishen me benzinë dhe u sigurua se makina u përfshi nga flakët u largua me biçikletë për të humbur gjurmët mes lagjeve, por vetëm për pesë ditë, pasi u arrestua. Në shtëpi, sipas policisë i janë gjetur veshjet që ka përdorur ditën e ngjarjes dhe armë.