-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kolegji i Posaçëm i Apelimit kthen në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj

Kryesoret

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

KPA thotë se Islamaj u shkarkua padrejtësisht pasi është i pastër në 3 kriteret, pasuri, integritet dhe profesionalitet.

Fatri Islamaj ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitet 2003-2006 dhe e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor nga Gjykata e Fierit. Në vitin 2010, ai është transferuar në Gjykatën e Tiranës dhe tre vjet më vonë u emërua kryetar i kësaj Gjykate.

Pas tre vitesh drejtimi të Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj u dekretua nga presidenti Nishani si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës në vitin 2016. Gjatë këtij viti, Islamaj ka ushtruar gjithashtu funksionin si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur përmes shortit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit