-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama takohet me presidentin e Azerbajxhanit, për projektin gazsjellës Adriatiko-Jonian

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me presidentin e Azerbajxhanit, Iham Alizev.

Pritet takim edhe me kryetaren e kuvendit, Sahiba Gafarova.

Kreu i qeverisë shqiptare u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Heydar Aliyev”, të cilin e kishin dekoruar me flamujt kombëtarë të dy vendeve.

Qendër diskutimi, energjia

Pikërisht energjia ishte thelbi i gjithë vizitës dhe këtë nuk e la pa përmendur as vetë presidenti Aliyev.

“Shqipëria ka qenë mbështetëse e nismës për promovimin e eksportit të energjisë së Azerbajxhanit”, cilësoi ai. “Kemi pasur shumë diskutime për këtë sektor mes dy vendeve”.

Projekti madhor më i rëndësishëm është gazsjellësi Adriatiko-Jonian, i njohur me shkurtimin TAP.

Mbi këtë, Aliyev shtoi se është një projekt historik, sa i përket gazit, dhe është po ashtu një sektor shumë i mirë i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në Shqipëri, kalon një pjesë shumë me rëndësi e projektit TAP. Rripi i gazsjellësit prej Shqipërisë kalon në detin Adriatik dhe më pas përcjell gazin në të gjithë Evropën nëpërmjet Italisë.

Duke qenë se Gjermania ka ndërprerë projektin Nord Stream 2, i cili lidh gazin rus nga Siberia drejtpërdrejt në Gjermani, TAP-i cilësohet edhe si një ndër projektet më të rëndësishme energjetike, duke parë edhe krizat e fundit që po kalon sektori.

Shqipëria, po ashtu, pritet të përftojë si në sasi gazi, ashtu edhe në çmim, duke qenë se është vend ndërmjetës i tubacioneve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit