-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Me mua ose kundër meje”! Basha: Berisha përçarës, e shpalli Alibeajn kulak

Kryesoret

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh sot jashtë sallës së parlamentit se dorëheqja e tij nuk shërbeu për të bashkuar partinë, pasi sipas tij, Sali Berisha po e përçanë akoma më shumë me vendimet e tij. Përpos Sali Berishës, ai iu rikthye sulmeve për Ilir Metën dhe Edi Ramën dhe siguroi sërish se nuk ka hequr dorë, por vazhdon turin e takimeve në bazë.

“Unë vij nga shumë takime në terren me demokratët dhe shoh që nuk ka frymë bashkuese, por përçarëse që kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës. Shpreh keqardhje dhe shqetësim. Jo vetëm që nuk ka shërbyer për të bashkuar demokratët, por është përdorur për frymën e përçarjes, “kush nuk është me mua është kulak”, sikur ja bënë Enkelejd Alibeajt. Kjo është dramë, jo vetëm për demokratët, por për të gjithë shqiptarët, ju keni parë raportin e DASH-it dje, që konfirmon kauzat tona. Sikur është pushtuar selia, është pushtuar edhe hapësira e aksionit opozitar. Ekranet janë mbushur me “hidh e prit” mes Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Dje isha në Mirditë. Gjatë kohës që janë rritur çmimet janë rritur të ardhurat për qeverinë, por vetëm një pjesë u kthehen shqiptarëve, të tjerat ku shkojnë? Te inceneratorët. Ndonëse një pjesë janë në kërkim, një pjesë në arrest dhe një pjesë në parlament, inceneratorët ende vazhdojnë të paguhen. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë. Berisha ka nisur sulmet kundër meje, Alibeajt dhe të tjerëve që janë kundër tij, në vend që të bëjë një hap pas. Unë e hodha hapin tim pas dhe shqiptarët e shohin kur është gati t’i shërbejë bashkimit opozitar” tha ai.

Vijon….

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit