-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK nuk kënaqet, çon “Tahirin” në Gjykatën e Lartë: Dënojeni më shumë

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka depozituar në Gjykatën e Lartë rekursin për dosjen e Saimir Tahirit.

Gjykata e Apelit e dënoi ish-ministrin në datë 4 shkurt të këtij viti me 3.4 vite burg dhe tashmë po vuan dënimin në burgun e Fierit.

Por asnjëra nga palët nuk është e kënaqur. SPAK kërkon dënimin për të gjitha akuzat me 12 vite burg dhe jo vetëm për shpërdorim detyre.

Apeli la në fuqi vendimin e mëparshëm të shkallës së parë me të vetmin ndryshim, rrëzoi pezullimin e dënimit duke e konsideruar atë të pabazuar.

Tashmë prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara kërkojnë dënimin edhe për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal.

Por, gjithashtu edhe pala mbrojtëse nuk është e kënaqur dhe nesër pritet që të çojë rekursin me argumentet e tyre në Gjykatën e Lartë.

Beteja vazhdon jashtë, Tahiri vuan dënimin pas hekurave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit