Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka firmosur vendimet e para pas marrjes së detyrës.
Kur ka kaluar vetëm 1 muaj nga zgjedhjet e 6 marsit, mësohet se ai ka liruar nga detyra Altin Shabaj Administrator në Postribë për shkelje disiplinore.
Ndërkohë është liruar nga detyra edhe kreu i Njësisë Administrative të Dajçit Gjovalin Darragjati.
Të dy këta funksionarë, në zgjedhjet e 6 Marsit dolën hapur në mbështetje të kandidatit tjetër demokrat që kandidoi në siglën e Partisë Demokratike, Xhemal Bushati.