Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se me shqetësim të madh ka marrë informatat për sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri.
Gjithashtu ai shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës do të ofrojë mbështetje për policinë e Kosovës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim të madh është duke i ndjekur lajmet e fundit rreth sulmeve të armatosura ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës. LDK ofron gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.