Anijet e grupit të parë të përhershëm të veprimit ndaj minave detare të NATO-s, janë tashmë në Detin e Zi dhe dhe do të marrin pjesë në stërvitje me aleatët dhe vendet fqinje.
Lajmi u bë i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Estonisë.
“Anijet e grupit të parë të përhershëm të minave detare të NATO-s SNMG1 kanë hyrë në Detin Baltik. Grupi përbëhet nga pesë anije”, thuhet në njoftim.
Disa nga anijet lundruan në Detin Baltik të enjten, ndërsa pjesa tjetër e anijeve do të mbërrijnë në Talin të premten.
Theksohet se, detyra kryesore e grupit është të demonstrojë praninë e aleatëve në rajonin e Detit Baltik dhe të kryejë stërvitje të përbashkëta me Marinën e Estonisë.
Sipas komandantit të Marinës së Estonisë, Jurij Sask, javën e ardhshme planifikohet të fillojë stërvitjet me marinsat estonezë dhe do të praktikohet vendosja dhe zbulimi i minave.
Anijet që vijnë do të kryejnë operacione rutinë dhe trajnime në Detin Baltik së bashku me vendet partnere fqinje dhe vendet aleate.
Aleanca ushtarake e Atlantikut të Veriut vendos rregullisht forca detare në Detin Baltik për të ruajtur një aftësi të besueshme dhe efektive mbrojtëse në përputhje me detyrimet e traktatit.
“Stërvitje të përbashkëta nga pala estoneze do të zhvillohen gjithashtu për vendosjen dhe zbulimin e minave. E gjithë kjo falë financimit të shtetit. Ne praktikojmë mbrojtje ushtarake si në ajër ashtu edhe në det. Kjo është një praktikë mjaft e zakonshme për vendet e NATO-s”, shpjegoi Saska.
Anijet e NATO-s do të qëndrojnë në terminalin e vjetër të lundrimit për të paktën një javë, dhe javën e ardhshme ato do të zëvendësohen nga një grup tjetër i forcave detare të aleancës.