Gjykata e Apelit ka dënuar sot 11 persona mes tyre Gjevi dhe Mimoza Ndoka, që janë vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka, ndërsa ka sekuestruar pasuri me vlerë 55 mln euro. Bëhet fjalë për 300 mijë metra katror në 75 pasuri të ndryshme që tashmë i kalojnë shtetit. Personat e arrestuar që janë dënuar tjetërsuan prona të shumta në bregdetin e Shëngjinit.
Lista e të dënuarve:
Gjevi Ndoka ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, dënimi i shkon në 10 (dhjetë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Mimoza Ndoka ishte dënuar me 1 vit 4 muaj, me kusht, teksa me vendimin e apelit i shkon 5 vjet e 4 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Emanuel Gjura ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa i ndryshon me një dënim prej 6 vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Zef Lazri ishte 8 muaj burg, dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Blendi Ndoka ishte me 3 vite e 6 muaj burg, dënohet me 6 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Luigj Paloka 4 vite e 8 muaj burg, me kusht, dënimi shkon në 5 vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Paulin Simoni ishte 3 vite e 4 muaj burg, dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Vlash Gaxulli ishte 2 vite burg, me kusht, 2 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Genc Zeneli ishte 2 vite burg, me kusht, dënohet me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Kol Lleshi ishte 2 vite burg, me kusht, dënohet me 2 vjet e 4 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Marjeta Përskura dënohet me 1 vit e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.