Deputeti Hydajet Hyseni tha se Kosova është vonuar për të pasur Ligjin për Lustracion (hapjen e dosjeve), për shkak të rrethanave nëpër të cilat ka kaluar ajo.
“Ligji për lustracion është i domosdoshëm për Kosovën, ky ligj i duhet Kosovës është një proces evropian”, tha deputeti i Vetëvendosjes.
Sipas tij tani është koha edhe pse është vonë, por duhet të hyjmë në atë proces.
“Është detyrim të trajtohet nga strukturat evropiane, është pjesë e demokratizimit të çdo shoqërie, po ashtu edhe asaj të Kosovës”, deklaroi ai.
Deputeti Hyseni vlerësoi se për shkak të rrethanave specifike që i ka Kosova, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse ende ne mund të sfidohemi.
“Ky proces duhet të jetë në funksion të kurimit të shoqërisë, duhet të kemi qasje konstruktive, askush nuk duhet të frikësohet. Shembulli i Gjermanisë ka qenë shumë proces i mirë”, deklaroi Hyseni.