Një përmbarues privat është arrestuar në Tiranë për shpërdorim detyre në kuadër të operacionit “Account”.
Sipas policisë, Fatos Alimadhi 54 vjeç gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.