Kosovë do t’i shtohet edhe një pikë e re kalimi. Bëhet fjalë për pikën kufitare në Krushevë- Shishtavec në kufi me Shqipërinë. Inaugurimi i kësaj pike do të bëhet sot në orën 12:00.
Kjo pikë do të mundësojë kalimin e qytetarëve nga Dragashi në Kukës dhe anasjelltas.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete nga Qeveria e Kosovës si dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledar Çuçi.