-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakrohet me komente djali i Salihamidzic, ofendime të rënda nga mamaja dhe motrat

Kryesoret

Nick Salihamidzic (19 vjeç), djali i drejtorit sportiv të Bayernit, Hasan Salihamidzic, ka publikuar një postim tronditës në Instagram. Në të, lojtari i të rinjve bavarezë ka përmbledhur mesazhet e neveritura që i kanë dërguar njerëz të panjohur pas eliminimit të kampionëve gjemanë nga Champions League, në duart e Villarrealit.

“Ti dhe babai yt jeni budallenj, pa tru. Të q*** motrat e tua, pa respekt”, – ishte një nga mesazhet që i mbërriti. Një tjetër shkruante: “Thuaji babait tënd të pushojë menjëherë Nagelsmann ose do ta q*** nënën tënde”.

Këto orë dhe ditë pas eliminimit nga Champions-i përballë një kundërshtari modest nuk janë aspak të këndshme te Bayern Munich. Njerëzit, si në shumë raste të tjera, zhgënjimin e tyre po e nxjerrin përmes rrjeteve sociale

Nick, djali i drejtorit sportiv bavarez, shkroi për të gjitha këto: “Është çmenduri sa shpejt ju ‘fansa’ ndryshoni mendje. Është çmenduri se si sa herë që gjërat shkojnë mirë, nuk është kurrë babai im meritor, por sa herë që diçka nuk shkon, ju e fajësoni atë dhe terrorizoni familjen tonë me komente e mesazhe. Bravo të gjithëve! Në kohë të këqija kryqëzohet vetëm ai në klubin tuaj, e mahnitshme…”

Siç kujton ‘Bild’ rreth një vit më parë, djali i Salihamidzic kishte postuar mesazhe të tjera urrejtjeje që i kishin arritur në rrjetet sociale. Në atë kohë, tifozët sulmuan familjen e tij për shkak se drejtori sportiv i Bayernit nuk e zgjati kontratën e ish-trajnerit Hansi Flick. Tani, lamtumira e Bayernit nga Champions League është ajo që po gjeneron komente të pakëndshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit