Marine Le Pen ka konfirmuar kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027, duke bërë të ditur se do të rikthehet në garën për postin e kreut të shtetit.
Deklarata e lideres së ekstremit të djathtë francez erdhi pas vendimit të gjykatës së Parisit, e cila e shpalli fajtore për përvetësim të fondeve evropiane, por nuk e pengoi atë të kandidojë në zgjedhje.
Le Pen, e cila synon të kandidojë për herë të katërt për presidencën franceze, tha se do ta apelojë vendimin gjyqësor, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të kenë fjalën përfundimtare përmes votës.
“Isha e kënaqur që gjykata i dha popullit francez lirinë për të votuar dhe mendoj se populli francez do të ketë fjalën e fundit. Do ta apeloj këtë vendim në mënyrë që të mund të bëj fushatë pa qenë e detyruar të mbaj një byzylyk elektronik”, deklaroi Marine Le Pen.









