Mbi 20 gëzhoja janë gjetur nga policia pranë mobilerisë së qëlluar me breshëri gjatë natës në Nikël të Fushë Krujës.
Mobileria është në pronësi të Myslym Karaj, i cili mësohet se e ushtronte këtë aktivitet për afro 20 vitesh, ndërsa njihet si familje e qetë dhe pa probleme në zonë.
Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij, pronari i mobilierisë ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd. “As dhe as familja e tij nuk i kemi borxh asnjë qindarkë njeriu. Nuk i kemi bërë keq askujt në jetën tonë.”, mësohet të jetë shprehur pronari i biznesit.