Romanca e dashurisë mes Rihanna-s dhe Rakim Nakache Mayers, i njohur me emrin e tij artistik A$AP Rocky, mund të ketë marrë fund. Ky është lajmi që po bëhet viral në rrjet ditën e sotme për tradhti.
Teksa çifti po priste të vinte në jetë fëmija i tyre i parë dhe pas gati një viti e gjysmë që kur bënë publike lidhjen, në internet po qarkullon një lajm se artisti ka tradhtuar këngëtaren e famshme duke çuar drejt ndarjes.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur një influencues, Louis Pisano, i cili ka vendosur pikën mbi “i”. Ka mjaftuar një postim i tij në rrjetet sociale dhe të gjithë të komentojnë nëse është e vërtetë apo jo ndarja e çiftit të famshëm.
“Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, thuhet në një status në llogarinë e tij në Twitter.