Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka folur në facebook lidhur me tarifën e vendosur në shumën prej 700 lekë për shezlongët e plazhit në qytetin bregdetar.
Fjala e Mersinit
Plazhet publike janë falas dhe në sipërfaqen e plazheve të Vlorës janë 15 mijë metra katrot për pushuesit. Pastaj ka parcella për qytetarët pa pagesë. Edhe Vlora ka plazhe publike të menaxhuara në bashkëpunim me Bashkinë të cilët nuk do të mundin të tarifojnë më shumë se 700 lekë për shezlongët. Tashmë plazhet private nuk mund të abuzojnë si më përpara duke tarifuar me 1000 lekë apo 1500 lekë një shezlong.









