-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

(EMRI) Transportonte 4 emigrantë, shpallet në kërkim 52-vjeçari

Kryesoret

Policia ka shpallur në kërkim 52-vjeçari Besnik Laçi pasi transportonte emigrantë të poligjshëm nga Kukësi në Tiranë, kundrejt shpërblimit monetar.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe duke u favorizuar edhe nga errësira, është larguar me shpejtësi.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 4”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë.

Shpallet në kërkim 1 shtetas që transportonte 4 emigrantë të paligjshëm.

Procedohen penalisht edhe 4 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrantë të paligjshëm, nga Kukësi në drejtim të Tiranës, kundrejt shpërblimit monetar, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 4”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. L., 52 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Shtetasi B. L., është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe duke u favorizuar edhe nga errësira, është larguar me shpejtësi. Vijon puna për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit