-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre shqiptarë përdhunojnë 23-vjeçaren në Angli

Kryesoret

Tre shqiptarë akuzohen se përdhunuan në grup një vajzë. Mediat britanike raportojnë se njëri prej tyre e rrëmbeu të renë jashtë një klubi nate, natën e parë pas lehtësimit të kufizimeve të Covid në Britani.

Viktima 23-vjeçare kishte dalë për darkë me një mikeshë dhe më pas shkoi në klubin e natës Vogue në Bedford High Street kur Genti Hyka iu afrua, por ajo u largua me shoqen e saj.

E reja dhe shoqja e saj u përpoqën të largoheshin nga klubi në orët e para të 4 shtatorit të vitit të kaluar, por u ndanë kur ecën në drejtime të kundërta për të shmangur një grup që ziheshin në rrugë.

Ndërsa viktima po shkonte vetëm në shtëpi, Hyka e mori atë me forcë dhe e futi në makinë  e tij. Shqiptari e çoi atë në shtëpinë e tij, ku e përdhunoi.

Dy miqtë e tij, Vullnet Haka dhe Ibrahim Bezati, mbërritën më vonë, e përdhunuan, e goditën me shuplakë dhe e detyruan të merrte kokainë.

Hyka u shpall fajtor për rrëmbim, dhe dy akuza për përdhunim.  Haka, 33 vjeç dhe Bezati, 36 vjeç, gjithashtu u shpallën fajtorë nga gjykatë për akuzën e përdhunimit.

“Iu luta të më linin të shkoja. Isha e hutuar dhe e frikësuar”, tha vajza në gjykatë. Ajo tha se nuk do të pranonte kurrë të largohej me dikë që nuk e njihte dhe theksoi se nuk pranonte të bënte seks me askënd.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit