Rrjetet sociale kanë hyrë përgjithmonë në jetën tonë dhe të gjithë ne i kushtojmë pak më shumë kohë sesa duhet.
Nëse e keni të hapur profilin tuaj në Instagram, kuptoni se është shumë e vështirë të kontrolloni se kush po i shikon postimet tuaja, më shumë se zakonisht.
Sigurisht, ju nuk mund të kontrolloni se kush i shikon postimet tuaja, por e njëjta gjë nuk është e vërtetë për “Story-t” tuaja. Aty ku shfaqen miqtë dhe ndjekësit tuaj, do të shihni disa emra që nuk i njihni dhe nuk i ndiqni. Ata janë “fantazmat”, që kontrollojnë historitë tuaja, pa ju ndjekur.