Në veri situata është mjaft e tensionuar pas sulmeve të njëpasnjëshme kundër policisë së Kosovës.
Brenda tri ditëve, zyrtarët kufitarë të policisë së Kosovës janë sulmuar katër herë në veri të vendit dhe institucionet e Kosovës kanë drejtuar gishtin nga Serbia.
Reagimet e institucioneve në Bruksel dhe SHBA kanë qenë të shumta duke dënuar sulmet.
Deputeti i PD-së, Edi Paloka shkruan në një postim në Facebook se Presidenti serb po tenton që të nxisë një luftë në Ballkan.
“A po tenton ”vllau” i Rames dhe ushtari i Putinit, te provokoje e nxise lufte te re ne Ballkan?
Armatosja e etheshme e Serbise do ishte thirrje alarmi per kedo, por sigurisht jo per Ramen” shkruan ai duke iu referuar deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë pak ditë më parë se nuk është i shqetësuar për faktin që Serbia është armatosur nga Kina.