Banorët në Shijak u tmerruan mesditën e sotme nga breshëria e kallashit që u zbraz kundër ish-efektivit të policisë Orlando Paplekaj, djali i një polici burgjesh.
Ai u qëllua teksa po drejtonte një makinë të mbushur me bombola oksigjeni. Por fatmirësisht arriti që të shpëtonte pa pasoja.
Banorët e zonës që dëgjuan krismat dhe panë të riun tregojnë atë që panë me sy. “Dëgjova tre krisma.
Dëgjuam të parën nuk dolëm, dëgjuam të dytën dolëm jashtë, ishim duke pirë kafe te lokali dhe pamë që kamionçina i ra shtyllës, bëri masë korrenti.
Kur dolëm, vetura që e qëlloi iku. Ne s’pamë asgjë se një moment ishte. Lajmëruam policinë” tha njëri nga banorët.
“Shoferi ishte tmerruar, ishte zverdhur. Morëm ca ujë ia dhamë edhe pritëm sa erdhi policia. Nuk e pamë makinën që qëlloi, jo, absolutisht jo.
Pamë vetëm plumbin poshtë aty. Këtej del direkt për autostradë pastaj, ikën për Tiranë” tha një tjetër.
Ende nuk dihet asgjë për autorët dhe motivin, ndërsa lidhet me punën që ka bërë më parë Paplekaj, që e bën i ati tani, por biznesin.