Ben Blushi ka rrëfyer në faqen e tij në Facebook një takim me një peshkatar egjiptian në Durrës.
“Ky është Brajan. Është peshkatar. Është egjiptian. Punon në Durrës.Prej 30 vitesh peshkon jashtë Egjiptit ku ka gruan dhe dy fëmijë.
Pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në detërat e Greqisë.Kush është peshku më i madh që ke kapur, i thashë.
Një peshkaqen 1.5 ton tha.Do një cigare? Efkaristo, tha Brajan. Jam me Ramazan” shkruan Blushi.