-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duhet të na shqetësojnë provokimet serbe po aq sa mos shqetësimi i piktorit

Kryesoret

Nga Kim Mehmeti

Lufta është mallkim dhe vetëm idioti e fton dhe i gëzohet asaj. Por vetëm biri i nënës së mallkuar e luan rolin e pacifistit dhe të kozmopolitit, si dhe ia kthen shpinën luftës, kur ajo të vjen te dera.

Është mëkat që fqinjit t’ia duash të keqen, por vetëm budallai nuk shqetësohet kur ka komshi keqbërësin e armatosur.

Neve na ka rënë në hise të kemi fqinj një shtet të drejtuar nga ata që i ka pjellë lufta dhe krimi, e jo mirëbërja dhe urtësia paqësore.

Pra ne kemi të bëjmë me një Serbi, burrështetasit e së cilët e projektuan gjakderdhjen e djeshme në këto hapësira, ata që zbatojnë urdhrat e kishës ortodokse, e cila patriotizmin serb e ushqen me urrejtjen ndaj shqiptarëve.

Dhe sot, kur shumë çka është katandisur udhës së çmendurisë, duhet të bëhemi gati për më të keqen, ngaqë të mirën mund ta përballim edhe të papërgatitur.

Pra duhet të na shqetësojnë provokimet serbe në Veri të Kosovës, po aq saç duhet të na trishtojë edhe mos shqetësimi i Kryeministrit shqiptarë ndaj armatosjes së Serbisë.

Kështu që me mendje e me gjitha që kemi duhet të jemi në Veri të Kosovës. Dhe assesi të mos i besojmë Kryeministrit të Shqipërisë, i cili këmbëngul se Beogradi është tempulli i të mirës sonë.

Ku ta dish, mbase e kemi fat të përjetshëm kolektiv që në kohë më të vështira dhe vendimtare, të jemi në duart e atyre që as fatkeqësia kolektive nuk i shqetëson aq sa humbja e pushtetit.

Por të cilët i zgjodhëm ne që nuk e kuptuam se lirinë dhe atdheun duhet mirëmbajtur, se ato nuk i lihen në duar çdokujt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit