-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-deputeti shqiptar: Gruan e njoha në burg

Kryesoret

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Lola Haradinaj, në një intervistë të dhënë së bashku për mediat në Kosovë, kanë ndarë më shumë detaje nga jeta e tyre. Ata kanë zbuluar se takimi i tyre i parë ka ndodhur në burg para më shumë se 20 viteve.

“Ka ardhur në vizitë bashkë me motrën me më vizituar, sepse unë e kam pasur një problem pas luftës me drejtësinë ndërkombëtare. Aty kemi filluar kontaktet, pastaj natyrisht i kemi shpeshtuar kontaktet pasi jam liruar unë nga burgu në 2006.

Ndoshta edhe kur je pak në izolim të gjitha vajzat na dukeshin të mira, por kjo pak më e mira”, u shpreh Haradinaj.

“Kujtoj pjesën kur Dauti më ka marrë në telefon, kemi folur siç tha edhe Dauti për tema të thjeshta. Një ditë prej ditëve Dauti më tha a mund të vish të më takosh vetëm.

Unë u stepa pak se ishte pyetja se si do të ndodhte vizita, ishte pak i çuditshëm. Gjatë gjithë rrugës isha pak në siklet.

Por ka ndodhur spontanisht dhe e mbaj mend si kujtim shumë të bukur. Për një vit kemi folur në telefon deri në 2006 kur Dauti u lirua nga burgu dhe u takuam ballë për ballë”, tha Lola.

Kujtojmë që çifti kanë bashkë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Dauti është vëllai i Ramush Haradinajt, ndërsa Lola motra e nuses së Ramush Haradinajt. Ka qenë e motra që e prezantoi Lolën me Dautin, pikërisht në burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit