-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti fton biznesmenët e diasporës të investojnë në Kosovë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, priti në takim një delegacion nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, të drejtuar nga Kryetari i këtij Unioni, Nazmi Viqa.

Kryeministri Kurti i falënderoi për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë si platformë ekonomike në mërgim. Ai foli për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe i njoftoi për themelimin e Gjykatës Komerciale që pritet të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm e që beson se do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja.

Duke u shprehur interesimin për të krijuar një partneritet të ngushtë me diasporën, kryeministri tha se mirëpret gjithë sipërmarrësit nga jashtë që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për sfidat që kanë bizneset.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit