-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta të serbëve në Beograd në mbështetje të Rusisë

Kryesoret

Mijëra serbë valëvitën flamuj rus dhe serb mbrëmë, teksa marshuan përmes qendrës së Beogradit drejt Ambasadës së Rusisë. E gjithë kjo për të protestuar ndaj përpjekjes së qeverisë serbe për t’u distancuar nga Moska pas pushtimit të Ukrainës, shkruan Reuters.

Protestuesit gjatë marshimit lëshuan edhe himnet ruse dhe serbe teksa i përshkruanin të dy vendet si kombe vëllazërore.

“Unë erdha në këtë tubim për të mbështetur Rusinë dhe për të thënë një “jo” me zë të lartë dhe të qartë ndaj politikave të autoriteteve në Beograd që morën një vendim të turpshëm për të votuar kundër Rusisë në OKB,” tha Mladen Obradovic, një protestues.

Në javët e fundit Beogradi votoi tre herë për rezolutat e Kombeve të Bashkuara që dënonin pushtimin rus të Ukrainës dhe e pezulluan atë nga organi kryesor i OKB-së për të drejtat e njeriut.

Moska i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special”.

Megjithatë, Serbia, e cila është pothuajse tërësisht e varur nga gazi dhe nafta ruse, refuzon të vendosë sanksione kundër Kremlinit dhe mban fluturime të rregullta për në Moskë.

Protestuesit brohoritën “Jo NATO” dhe “Serbët dhe rusët janë vëllezër” dhe slogane kundër presidentit Aleksandër Vuçiq që fitoi zgjedhjet presidenciale më 3 prill, ndërsa progresistët e tij siguruan shumicën e votave për të formuar një qeveri.

Në fillim të kësaj jave, në një lëvizje të parë nga ekspertët si një largim nga bashkëpunimi ushtarak me Rusinë, Vuçiq tha se Serbia po synonte blerjen e 22 avionëve luftarakë të rinj dhe të përdorur perëndimorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit