-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmohet sërish policia në veri të Kosovës, eksploziv në Leposaviq

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm është sulmuar sërish policia kufitare në veri të Kosovës, por ndryshe nga sulmet e kaluara, kësaj radhe ka ndodhur nga ana e Leposaviqit.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se dyshohet që sulmi ka ardhur nga vendi i quajtur Mure, që është në territorin e Serbisë.

Sipas informacioneve të para, jozyrtare, policia është sulmuar me eksploziv. Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky sulm.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

Gjatë një konference për mediat ditën e premte, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti njoftuan për 4 sulme të ndryshme ndaj zyrtarëve policorë në vetëm tri ditë.

Gjatë ditës së djeshme, Shtetet e Bashkuara dënuan ashpër sulmet ndaj policëve të Kosovës, njëjtë sikurse KFOR-i, të gjithë liderët institucionalë e politikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit