-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ryshfet dhe kontrabandë, zbulohen emrat e të arrestuarve në Vlorë

Kryesoret

SPAK ka publikuar emrat e zyrtarëve që arrestoi dje në doganën e Vlorës për ryshfet në këmbim të kontrabandës. Të arrestuarit janë; Arian Kasëmi dhe Skënder Kasëmi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet ryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin në territorin e Shqipërisë produkte kontrabandë.

Po ashtu janë shpallur në kërkim dy doganierët, Aurel Nebiu dhe Mustafa Meçaj, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Doganore Vlorë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin në këmbim të ryshfetit lejonin kalimin e produkteve kontrabandë.

NJOFTIMI I PLOTE

Dje në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në kuadër të Procedimit Penal Nr 23 të vitit 2022, pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u bë finalizimi i Operacionit “Porti”, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Arian Muhamet Kasëmi, i datëlindjes 31.12.1963, banues në Vlorë, dhe shtetasit Skënder Fatmir Kasëmi, i datëlindjes 04.10.1990, banues në Vlorë, të cilët dyshohet në bashkëpunim njëri tjetrin nëpërmjet ryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin në territorin Republikës Së Shqipërisë produkte kontrabandë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve Aurel Nebiu Nebiu, i datëlindjes 01.12.1976, banues në Vlorë, dhe Mustafa Lame Meçaj, i datelindjes 04.01.1958, banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Doganore Vlorë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin në kembim të ryshfetit lejonin kalimin e produkteve kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kryerjen veprimeve të mëtejshme për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit