-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre gola nga Ronaldo nuk zgjidhin gjë, tifozët e United kërkojnë ndihmën e Elon Musk

Kryesoret

Përsëri një protestë nga ana e tifozëve të Mancheseter United kundër pronarëve aktualë të klubit, familjes Glazier. Por. këtë herë, përveçse kanë dalë kundër atyre që komandojnë në klub, tifozët e Djajve të Kuq kanë bërë më shumë duke i kërkuar ndihmë Elon Musk.

Miliarderi i famshëm, në fakt, ka lajmëruar në orët e kaluara se synon të blejë rrjetin social Twitter. Për këtë arsye, mes kërkesave kurioze të tifozëve të United, siç ka shpjeguar Daily Mail, ka qenë edhe ajo për të blerë klubin dhe jo platformën sociale.

“Mos shpenzo 41 miliardë për Twitter. Bli United, lojtarët më të mirë, vendos Tesla-n në fanella dhe  fito çdo trofe të mundshëm”, ka qenë një nga mesazhet për Musk.

Të tjerë kanë preferuar të godasin akoma më shumë familjen Glazer: “Bli United dhe tregoi të gjithëve si drejtohet një klub me dashuri. #Glazerout”, ka qenë një nga mesazhet që janë bërë viral në internet.

Të shohim se çfarë do të vendosë biznesmeni i njohur. Shpresa e tifozëve të Djajve të Kuq është që ta shikojnë shpejt në drejtim të klubit të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit