Sot është ekstraduar nga Zvicra në Tiranë një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Avni Bucin, që ishte në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda.
Ai ishte dënuar 6 muaj burg për mashtrim me kreditë. Gjatë periudhës 2008-2011 ai ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë.