-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Adriatik Llalla kërkon pezullimin e dënimit në Gjykatën e Lartë

Kryesoret

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që të pezullojë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila e ka dënuar me 2 vite burg.

Kërkesa e Llallës dhe përfaqësuesëve të tij ligjorë është është shqyrtuar më herët edhe nga dy gjykatat e shkallës së Parë dhe Apelit, por është rrëzuar prej tyre. Megjithatë duket se ish-kryeprokurori, i cili ndodhet në Itali, ka kërkuar të përdorë edhe shkallën e fundit të drejtësisë, ndërsa kërkesa e tij është vendosur që të shqyrtohet më 22 prill.

Aktualisht Llalla ndodhet aktualisht në Itali, vend ku u vetëdorëzua pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, ende në pritje të vendimit që do të marrë gjykata pas kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij. 

Në 20 maj 2021, SPAK e dënoi me dy vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, ai do të kryejë 1.4 vite burg. Në 9 mars 2021, SPAK përfundoi hetimet për veprat penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit