Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetarin e ri të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë. Atird Hoxha ka marrë 535 vota.
Ndërsa kryetare e Partisë Demokratike në Sarandë është zgjedhur Manjola Nikollo. Bëhet me dije se nga zgjedhjet e sotme, Nikollo ka marrë 73% të votave. Ndërkohë që gjithashtu thuhet se procesi i votimit po vazhdon edhe në degët e tjera.
