Komisioni i Rithemelimit ka nisur prej orës 08:00 të mëngjesit procesin zgjedhor për kreun e degës në Vlorë këtë të dielë.
Votimet do të vijojë deri në orën 18:00 të mbrëmjes në pallatin e kulturës “Labëria”.
Kandidatët në garë janë Atird Hoxhaj, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj.
Të drejtën për të votuar në këtë degë e kanë 1242 demokratë.