Presidentja Vjosa Osmani sërish ka folur për agresionin rus në Ukrainë. Ajo në një intervistë për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE, ripërsëriti qëndrimet se presidenti rus Vladimir Putin do të kërkojë të përdorë Serbinë për të destabilizuar Ballkanin.
Telegrafi shkruan se sipas Osmanit, bashkë me Ballkanin, të gjithë Evropën Perëndimore.Osmani theksoi se është e alarmuar nga rritja e mundshme e tensioneve në Ballkan, ku Serbia është aleate e Rusisë.
“Padyshim, Putin do të përpiqet të përdorë Serbinë për të destabilizuar rajonin tonë, sepse përmes rajonit tonë ai dëshiron të arrijë Evropën. Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkan do të thotë të mbash paqen dhe stabilitetin në të gjithë kontinentin evropian”, tha Osmani, duke shtuar se Serbia gjatë muajve të fundit ka kryer dhjetëra stërvitje ushtarake me Rusinë.