Moderatorja e njohur, Bora Zemani ka reaguar pas deklaratave te Donald Veshaj i cili i shprehu dashurinë dhe lajmeve fake neper portale.
“Është e pamundur të reagoj çdo ditë duke thëne kjo po, kjo jo. Aq më tepër unë që në zhurmën e këtyre kohëve kam zgjedhur të mos flas. Nuk e kam dashur asnjëherë vëmendjen. E kuptoj, iu përfshiva pa dashur në një situatë më shumë se personale. Po abuzohet shumë nga portalet. Çdo dite lajme te bazuara në thashetheme, imagjinatë komente! Jo nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar. Nuk ka pushime bashkë. Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale, e aq më tepër një makinë të rastit poshtë. Për momentin ka ASGJË.”, ka shkruar Zemani në Instagram.