-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Ne mund të luftojmë Rusinë për 10 vjet

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se trupat ukrainase mund të luftojnë Federatën Ruse për 10 vjet.

Kjo deklaratë e presidentit ukrainas erdhi gjatë një interviste për multi-medialin amerikan “CNN”.

Kiev-i është i gatshëm për një dialog diplomatik me Moskën, por bisedime të tilla nuk duhet të bazohen në ultimatumet ruse.

Nëse lind mundësia, “ne do të flasim”, shtoi Zelensky për CNN.

Sipas tij, sa më shpejt të fillojë një bisedë e tillë, aq më pak njerëz do të vdesin.

Kreu i shtetit ukrainas theksoi se sulmet e Rusisë ndaj ukrainasve e ndërlikojnë dialogun diplomatik me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

“Siç thashë më parë, cili është çmimi i gjithë kësaj? Këta janë njerëz. Shumë njerëz janë vrarë. Dhe kush e paguan këtë rezultat? Kjo është Ukraina. Vetëm ne. Për ne, ky është një çmim vërtet i lartë”, tha më tej Zelensky

Për presidentin ukrainas, shanset për sukses të negociatave me Rusinë janë në rënie, pasi shoqëria ukrainase nuk dëshiron të vazhdojë dialogun.

“Shanset po pakësohen çdo ditë. Mendoni për Bucha-n, Volnovakha-n, Borodyanka-n, Mariupol-in. Vjen një moment kur askush nuk dëshiron të flasë. Shoqëria jonë nuk dëshiron që ne të vazhdojmë negociatat”, ravijëzoi në përmbyllje Zelensky.

Kjo, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me perspektivat e bisedimeve me Rusinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit