-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Amnistia fiskale, Pëllumbi: Qytetarët s’kanë 10 mln euro, qëllimi nuk janë paratë e krimit

Kryesoret

I ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, foli për nismën e Këshillimit Kombëtar, ku ndër të tjera u pyet edhe për çështjen e amnistisë fiskale, nga ku u shpreh se qëllimi nuk është të futen në qarkullim paratë e kontrabandës e korrupsionit.

“Ka shumë vite që flitet për këtë temë. Ne jemi një komb që gati gjysmën e popullsisë e kemi jashtë. Ne e dimë sot që të bësh një transaksion të tillë imobiliar nuk e kryen dot nëse paratë nuk i ke në bankë. Në këtë aspekt, besoj se një moment amnistie fiskalë mund ta bënim edhe ne. Qëllimi nuk është të futen në qarkullim paratë e kontrabandës e korrupsionit. Qytetari nuk mund të ketë 10 milionë euro që t’i fusë në bankë. Do të ketë edhe bisedime. Besoj se jemi në fazën që ky proces të jetë ashtu siç duhet të jetë dhe të pastrohen paratë e qytetarëve që i kanë me djersën e tyre”.  

Si mund të sillen paratë nga jashtë vendit?

“Çdo person mund të gjejë format e tij. Nuk është kjo çështja kryesore e kësaj çështje. Ideja është kush i ka t’i çojë në bankë. Sesi i ka sjellë është çështje tjetër. Mund të jenë 5 anëtarë të një familje dhe sjellin nga 10 mijë euro dhe nuk shkelin rregullat”.

Nëse ndërkombëtarët thonë jo?

“Përderisa ne e hodhëm për konsultim këtë çështje, mendojmë se është momenti për ta bërë një gjë të tillë. Edhe nëse na kanë penguar, ka qenë për faktin që nuk jepnim garancinë që nuk do të lejonim të futeshin para nga korruposioni, sot kemi një kuadër ligjor funksional dhe kontroll të qeverisë mbi sistemin”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit