Mungesa e furnizimeve në dyqane dhe kriza e re e migracionit do të provokojë një valë krimi më të keq e më të dhunshëm se ai shqiptar”.
Kështu ka deklaruar ish-presidenti rus dhe njëkohësisht nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Dmitry Medvedev, në kanalin e tij “Telegram” teksa po i përgjigjej në mënyrë direkte deklaratave të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, e cila tha se falimentimi i Rusisë ishte çështje “kohe”.
Por, numri dy i Qeverisë ruse ka kërkuar që “Bashkimi Evropian ta presë krahëhapur reagimin e qytetarëve për hiperinflacionin”, i cili sipas tij nuk mund t’i atribuohej më rusëve me ligj.
Kështu, Medvedev ka paralajmëruar se unioni mund të përballet me një krizë refugjatësh, të cilët do ta vendosin BE-në përballë “një vale krimi shumë më të rrezikshëm se ai shqiptar”.
Ndonëse, historikisht miti i mafies shpesh lidhet me grupe më të njohura të krimit të organizuar, si mafia italiane (cosa nostra ose ndrangheta), ruse (bratva) dhe japoneze (yakuza), për ish-presidentin rus nuk është kështu.
Medvedev ka kërkuar që krerët e unionit të ndryshojnë retorikën e tyre ndaj Rusisë, një shtet tashmë i pezulluar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.
Duke i cilësuar ata (liderët evropianë) si “mazokistët e Brukselit” ai shkroi se nëse mospagimi i borxhit rus që ata parashikojnë “përfundon në falimentim -moral dhe material të vetë Bashkimit Evropian”.
Por kjo nuk mjafton për Medvedev-in që të thotë se besimi i njerëzve të BE-ja po bie.
Këtu ish-presidenti ka sjellë si shembull vitin 2008, i cili sipas tij “ishte më mirë se ky që po jetohet”.